1 000 pemë dhuratë nga Erdogani mbillen në Farkë (VIDEO)

1 000 pemë dhuratë nga Erdogani mbillen në Farkë (VIDEO)

Liqenit të Farkës do t’i shtohen 1000 rrënjë pemë, një dhuratë kjo e Turqisë. Në aktivitetin “Frymëmarrje për të ardhmen”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori turk, kryeministri Rama tha se pemët e reja do t’i shërbejnë ripërtëritjes së mushkërive të vendit.

Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan. Në të njëjtën orë po mbillen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Guiness. Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Jam krenar që sot ne shohim frytet e prekshme të moratoriumit që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse nevojave të popullsisë në zona të caktuara. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit dhe të faunës, çka mund të shihet në mënyrën më spektakolare në parkun kombëtar të Divjakës, ku kemi një destinacion ndërkombëtar për ata që janë të pasionuar për specie të ndryshme. Jemi sot që flasim në një kantier pranë Tiranës, në Porto Romano”, tha ai.

Rama tha se ministria e Bujqësisë do të diskutojë me palën shqiptare një plan të përbashkët në dhjetor.  

Në muajin dhjetor, Ministria e Bujqësisë, bashkë me ministrinë homologe të Turqisë, do të ulen së bashku për të diskutuar një plan të përbashkët, ku ndër dimensionet e tjera është dhe dimensioni i gjelbër. Turqia është një nga shembujt domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne. Faleminderit për këtë nismë, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy