
Kanada po autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të ndërmarrë një hap të ngjashëm "shumë shpejt", thanë zyrtarët e Shëndetësisë të SHBA.
Supriya Sharma, një këshilltare e lartë në ministrinë federale kanadeze të shëndetësisë, tha se vaksina Pfizer, e prodhuar me partnerin gjerman BioNTech SE, ishte e sigurt dhe efektive në grupmoshën më të re.
"Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit", tha ajo në një konferencë.



