Francë, Le Pen njofton ndryshimin e emrit të partisë

Francë, Le Pen njofton ndryshimin e emrit të partisë

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, njoftoi të premten se partia e themeluar nga i ati, Jean Marie Le Pen, në vitin 1972, ka miratuar ndryshimin e emrit. Fronti Nacional tashmë do të quhet Bashkimi Nacional.

Le Pen fitoi 34% të votave vitin e kaluar në zgjedhjet presidenciale përballë Emmanuel Macron. Fushata e saj u karakterizua nga fjalimet kundër BE-së.  

“Europianët në mbarë kontinentin po zgjohen dhe po ngrihen kundër oligarkisë federale që po i mban shtypur nën tiraninë e saj arrogante”, tha Le Pen të premten në Lion, kur njoftoi ndryshimin e emrit të partisë së saj.

Riemërtimi i partisë shihet si një përpjekje për t’u rilançuar. Në Francë, ku Macron habiti klasën politike me fitoren e tij si i pavarur, vitet e fundit ka pasur përpjekje të shumta për të riemërtuar partitë politike.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy