Myku në gojë/ Bardhi: Gjuha tregon problemet me sistemin tretës, vaji i kanellës dhe propolis janë trajtimi efikas

Myku në gojë/ Bardhi: Gjuha tregon problemet me sistemin tretës, vaji i kanellës dhe propolis janë trajtimi efikas

Mjeku imazherist Luciano Bardhi në Zgjohu me MCN ka folur lidhur me problemet e mykut në gojë për të cilin u shpreh se kjo vjen kryesisht nga sheqernat dhe alkooli.

Ai tha se nuk ka një analizë specifike për të dalluar mykun në fyt, por ka disa shkaqe siç ëhstë gjuha e carë, apo ngjyra e gjuhës e bardhë apo kafe që është një alert për problemet me tretjen.

 Sipas tij candida orale nuk mund të trajtohet nga antibiotikët, por një trajtim efikas për mykun është vaji i kanellës, trumzës, propolis, por gjithmonë të kombinuar dhe me një dietë të pastër ushqimore.

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk ka analizë specifike për të dalluar mykun në fyt. Shumica nëse gjuha është e çarë tregon se trupi ka inflamacion, një ndër shkaqet, format treguese është kur gjuha pëson çarje. Ka shumë njerëz që e kanë gjithmonë gjuhën e çarë, ose kur gjuha merr ngjyrë të bardhë ose kafe, trupi jonë jeton me candidatën, njëlloj myku, njëlloj forme kërpudhe që konsiderohet si myk.

Nga kjo krijohen gazra të ndryshme me zorrët, kanë fryrje të barkut dhe arrijnë deri te dhimbja e artikulacioneve. Candida preferon shumë sheqerin, ajo bën të mundur njëlloj shtrese dhe antibiotiku s’ka asnjëlloj efikasiteti.

Ata persona që kanë gjuhën e çarë duhet të bëjnë garggare të gjuhës me kripën e papërpunuar jo ajo e marketit, me uthull molle, dhe përmes kësaj pastrojmë mukozën, por kjo nuk mjafton sepse duhet të ndryshojmë rutinën e të ushqyerit sepse duhen shmangur reçelrat, sheqernat, ushqimet e thata.

Candidata mund të ndodhet në shtresën e brendshme të zorrës dhe stomak dhe nga sheqeri që ne marrim kthehet në gazra. Ka shumë njërës që janë të joshur nga sheqeri dhe fëmijët deri diku nga këto pëson një joshje pra ajo në njëfarë mënyrë e josh trupin e fëmijës.

Kjo tregon destabilizim pra numri i baktereve të mira është ulur. Kjo nuk trajtohet as me antibiotik, madje shkaku i shfaqjes së saj është marrja e antibiotikut, marrja e vitaminave të kota dhe qetësueseve të shpeshta. Kryesorja është ti ndërpresësh burimin këtij myku që është shmangia e bukës në mëngjes me reçel, qumësht, sepse sheqeri dhe alkooli janë burimi i saj.

Për trajtimin e saj kemi vajin e farës së zezë, vaj rigonit, vaj esencial, vaji i trumzës, kanellës, karafilit, pra janë disa lloje mënyrash për të bllokuar aktivitetin e saj, por gjithmonë e kombinuar kjo dhe me ditën ushqimore. Më të predispozuara për tu prekur nga ky problem janë femrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy