Çani: Basha e ka gati alibinë nëse del i treti

Çani: Basha e ka gati alibinë nëse del i treti

Analisti Arjan Çani thotë se në zgjedhjet e 6 marsit, gara bëhet për vendin e dytë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e pjesshme do të fitohen nga socialistët, por nëse renditet i treti, Lulzim Basha e ka gati alibinë. Sipas tij kjo e fundit lidhet me rreshtimin e LSI-së në krah të Berishës.

Le të supozojmë që bëhen zgjedhje normale. Edhe sikur Berisha të dalë i dyti, pasi në këto zgjedhje sipas meje fiton Rama, përfshirë edhe Shkodrën. Lojë bëhet kush del i dyti dhe i treti. Por Basha e ka alibinë që tani. Ai do thotë se Berisha doli i dyti se ka në krah LSI-në e Monikës. Pra ne nuk do të mund t’i kërkojmë llogari Lul Bashës sepse ai do të ketë të gjitha alibitë. Berisha pa Monikën në këto zgjedhje nuk do futej dot. Në politikë vërtet mirënjohja është fjalë e huaj. Por ata që e kanë nuk i lë mbrapa historia. Berisha dhe ata që e ndjekin duhet t’ia dinë për nder LSI-së. Për mua, vendimi që ka marrë LSI për t’i dhënë bazën materiale dhe humane Berishës në këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy