Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë pezullimin e lundrimeve në Durrës e Vlorë.
Në një raportim nga Durrësi për edicionin e lajmeve në Mcn Tv korrespondetja Ervina Garo bën me dije se pezullimi do zgjasë për 48 orë dhe nuk prek anijet e tonazhit të rëndë.
“Dita në Durrës ka nisur me rreshje për të pasur më tej alternime të ndryshme. Megjithatë përkqësimi i kushteve atmosferike do vijojë në orët në vazhdim, cka ka bërë që Kapiteneria e Portit të Durrësit të marrë masa, duke lajmëruar të gjitha anijet e tonazhit të vogël dhe anijet e flotës së peshkimit që të qëndrojnë në port pa dalë në det të hapur. Po ashtu është lajmëruar që kushdo që është në det të hapur të kthehet dhe të ankorohet, duke pezulluar lundrimin e tyre për 48 orët e ardhshme. Kapiteneria bën me dije që puna në port në aktivitetin tregtar, ku përfshihen anijet e tonazhit të lartë do vazhdojë normalisht, ndërkohë që s’ka lajmërim për sa i përket pezullimit të lundrimeve në Itali”.



