Planifikoi të vriste gruan se njohu një vajzë të re, por gjërat nuk shkuan sipas planit

Planifikoi të vriste gruan se njohu një vajzë të re, por gjërat nuk shkuan sipas planit

Plani i thurur për të jetuar me një grua që sapo e kishte njohur nuk i ka ecur aspak mirë producentit anglez, David Harris, 68 vjeç. Pasi kishte njohur një vajzë të re, rreth 40 vjet më e vogël në moshë, Harris ka kontaktuar me një vrasës për të “hequr qafe” gruan me të cilën kishte 30 vjet martesë.

Ai mendonte se duke e vrarë të shoqen, Hazel Allison, 69 vjeçe, mund të përdorte paratë e saj për të shijuar jetën me ish-prostitutën lituaneze, Ugne Cekaviciute.

Siç raporton “Telegraph”, ai ka kontaktuar me tre vrasës me pagesë, njëri prej të cilëve e ka çaur drejt arrestimit. “Më tha se me të shoqen nuk kishte më raporte seksuale dhe për këtë ishte i dëshpëruar. Për këtë kishte menduar ta vriste vetë, por ka kërkuar mendim nga disa “profesionistë””, ka thënë personi që e denoncoi.

Ish-producenti kishte ofruar 175 mijë stërlina për vrasjen dhe kishte pyetur se cila ishte mënyra më e mirë për të vrarë gruan e tij.

“Kërkonte të dinte për kloroformin. Nëse nuk do të kisha njoftuar policinë, ajo grua nuk do të ishte gjallë sot”, ka thënë denoncuesi. Ndërkohë, Harris mund të dalë nga burgu vetëm në korrik, kur duhet të paraqitet para gjykatës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy