“Varianti anglez i koronavirusit mund të fshijë botën”

“Varianti anglez i koronavirusit mund të fshijë botën”

Varianti i koronavirusit i cili u zbulua për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i botës.

Kështu ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike në Mbretërinë e Bashkuar, Sharon Peacock. Ajo ka thënë për BBC se varianti i ri ka "përfshirë vendin" dhe "me shumë gjasë, do të fshijë botën".

Ky variant u zbulua për herë të parë në shtator të vitit 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e tij e shpejtë solli masa të reja bllokimi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

"Ajo që na ka prekur vërtetë për momentin është transmetueshmëria", deklaron Peacock.

Disa lloj vaksinash janë tashmë në përdorim në të gjithë botën kundër koronavirusit dhe shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.

Peacock tha se vaksinat e miratuara për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar duket se funksionojnë mirë kundër varianteve ekzistuese të virusit në vend.

Nndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë po rekomandon përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca edhe në vendet që trajtojnë variante të reja të koronavirusit.

*Burimi BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy