“Vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë”

“Vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë”

Kreu i Komisionit për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror në Kosovë, Shpejtim Bulliqi, ka raportuar para qeverisë gjetjet e këtij komisioni në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Bulliqit, komisioni i mëparshëm e ka shenjuar vijën kufitare bazuar në dy variante: në hartën topografike me kufijtë administrativë dhe në zonat kadastrale.

“Ish-komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se mbulimi me kadastër i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara se kontrolli efektiv i institucioneve tona ka ekzistuar pa ndërprerë që nga viti 1945 me vënien e kufirit administrativ”, citohet Bulliqi nga “Telegrafi”.

Bulliqi theksoi se komisioni aktual ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Krahinës Autonome të ish-Jugosllavisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy