Rankimi i Universitetit të Tiranës, Xhemollari: Tregoi dështimin e udhëheqësit të këtij institucioni

Rankimi i Universitetit të Tiranës, Xhemollari: Tregoi dështimin e udhëheqësit të këtij institucioni

Rigels Xhemollari, kreu i Qëndresës Qytetare në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tha se rankimi për universitetin e Tiranës nga “QS World University Ranking” tregoi dështimin e udhëheqësit të këtij institucioni.

Sipas Xhemollarit rankimi në vendin e 677 të universitetit të Tiranës vjen pasi problemi kryesor është reputacioni akademik që ky institucion ka. Sipas tij në zgjedhjet që zhvillohen për rektorin e universitetit ka përfshirje të politikës dhe të krimit.

“QS Worl University Ranking është një nga më të rëndësishmit në botë dhe ka nxjerrë të fundit Universitetin e Tiranës dhe ky është dështim i udhëheqësit të universitetit. Kemi një gënjeshtër dhe u tentua që të mbahej e fshehtë. Ky është një dështim i ministrisë së arsimit. Problemi i rankimit qëndron reputacioni akademik, drejtohet nga drejtues që nuk kanë një reputacion akademik. Në zgjedhjet në universitete përfshihen jo vetëm mbështetje politike por edhe kriminale. Zoti Artan Hoxha një herë bëhet vet rektor, një herë zgjedh një tjetër. Ai ka shumicën e votave brenda universitetit. Për tre vitet e fundit Universiteti Tiranës e ka zero mbështetjen financiare për kërkimet shkencore. Këtu është përgjegjësi e rektorit. 350 mijë euro perde për një vit, ndërkohë që zero lekë për kërkimet shkencore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy