Transeksuali denoncon shqiptarin: Më përdhunoi për orë të tëra, edhe pse i tregova që nuk jam grua

Transeksuali denoncon shqiptarin: Më përdhunoi për orë të tëra, edhe pse i tregova që nuk jam grua

Një 32-vjeçar shqiptar është akuzohet për përdhunimin e një transeksuali në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka marrë dhe e ka mbajtur mbyllur për disa orë me radhë, kohë gjatë të cilës e ka përdhunuar. Ai është arrestuar mëngjesin e së martës pas denoncimit të të dëmtuarit.

Ky i fundit sipas “Il Gazzetino” ka lindur në Itali, por ka origjinë amerikanojugore. Pa një punë dhe një shtëpi, ai është frekuentues i rregullt i qendrave sociale në Padova.

Në denoncimin e bërë në polici, ku ka përfunduar së bashku me autorin e përdhunimit, pasi fqinjët njoftuan se kishin dëgjuar britmat e dikujt në pallat, 21-vjeçari transeksual ka rrëfyer historinë e njohjes me shqiptarin Adam Kone.

I riu ka thënë se pasi kishte darkuar në një mensë sociale, e kishte takuar Konen në rrugë dhe ai i kishte ofruar një vend për të fjetur në shtëpinë e tij. Më pas, sipas 21-vjeçarit, Kone i është afruar duke i treguar hapur interes seksual, madje kishte folur për martesë dhe një jetë së bashku, pavarësisht se ishte në dijeni se nuk kishte të bënte me një grua. Ai thotë se dhuna seksuale ka zgjatur me orë të tëra, porn ë një moment 21-vjeçari është mbyllur në banjë dhe ka dalë që andej nëpërmjet dritares, duke zbritur në tarracë, ku ka bërtitur për ndihmë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy