Grabitja e Rinasit, Tahiri dhe Sejko takimi për hapat sesi duhen transportuar lekët

Grabitja e Rinasit, Tahiri dhe Sejko takimi për hapat sesi duhen transportuar lekët

Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit, ka detyruar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të zhvilloj një takim me Guvernatorin e BSH Gent Sejko dhe drejtorëve të bankave. Në fokusin e këtij takimi ka qenë mundësia për të ndërmarrë disa hapa sesi duhen transportuar lekët.

Pas përfundimit të takimit Guvernatori Sejko dhe ministri Tahiri kanë nënvizuar nevojën për të hartuar një plan masash që ngjarje si ajo e djeshmja të mos ndodhin më. Duke siguruar se sistemi financiar është në gjendje shumë të mirë, Sejko theksoi se duhet të koordinohet puna mes institucioneve përkatëse që ngjarje të shëmtuara si ajo e djeshmja të mos përsëriten.

Po ashtu, Guvernatori u shpreh se grabitjet e kohëve të fundit kanë ndikim në imazhin e bankave.

“Ky takim ishte në kuadrin e ngjarjes së ndodhur lidhur me vjedhjen. Ju konfirmoj se sistemi bankar dhe sistemi financiar është në gjendje shumë të mirë. Pra këto janë ngjarje të shëmtuara që ne do të koordinojmë punën për parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve, por e rëndësishme është të sigurohemi që bankat janë të shëndetshme. Ne jemi të shqetësuar për imazhin, mos kemi dëmtime në imazh.”, tha Sejko në fjalën e tij.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se është e domosdoshme që të krijohen kushtet e nevojshme që paratë të lëvizin në kushte të larta sigurie. Edhe pse ai deklaroi se sot Shqipëria ka një standard siguri më të lartë se më parë, Tahiri siguroi se Policia e Shtetit do të jetë prezente për të garantuar transportimin e parave.

“Policia bashkë me bankat do të koordinojnë me ngushtë për të garantuar transportin drejt Rinasit. Kjo është një sfidë e jona, jemi të vetëdijshëm se sot kemi një standard më të mirë sigurie. Ka ende shumë punë për të bërë”, tha ministri.

Në fjalën e tij Tahiri theksoi se ngjarja të tilla duhen të parandalohen dhe mos përsëriten më në të ardhmen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy