Iu gjendet drogë në makinë, arrestohen 3 persona në Tepelenë. Sekuestrohen dhe 18 mijë euro

Iu gjendet drogë në makinë, arrestohen 3 persona në Tepelenë. Sekuestrohen dhe 18 mijë euro

“Transporter 3” u kodua një operacion i policisë së Tepelenës, gjatë të cilit u arrestuan tre persona të kapur me një shumë të madhe parash dhe që dyshohet se shpërndanin drogë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, uniformat blu organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 30 vjeç, P. N., 23 vjeç dhe V. M., 44 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. M., dhe pasagjerë shtetasit F. D., dhe P.N., në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, një thikë, 8390 euro dhe 8 aparate celulare.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. N., u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit F. D., u gjetën 2140 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V. M., u gjetën 7990 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8 aparate celulare dhe automjeti.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të të ndaluarve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy