Pelegrinazhi në Mekë, 6 besimtarë humbën jetën nga i nxehti

Pelegrinazhi në Mekë, 6 besimtarë humbën jetën nga i nxehti

Gjashtë persona humbën jetën nga i nxehti gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Mekë. Temperaturat arritën dje 48 gradë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

“Të gjashtë viktimat janë shtetas jordanezë”, tha Ministria e Jashtme në Aman, duke shtuar se po koordinohej me autoritetet saudite në Jeddah lidhur me procedurat e varrimit dhe transferimin e mundshëm të trupave të tyre në Jordani.

Më shumë se 1.8 milionë myslimanë u mblodhën në majën e malit Arafat për ngjarjen kryesore të pelegrinazhit pesë-ditor.

Ushtria saudite ka vendosur më shumë se 1600 njerëz me njësi specifike mjekësore dhe 30 ekipe të reagimit emergjent, dhe pelegrinëve u është kërkuar të pinë shumë ujë dhe të mbrohen nga dielli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy