
Nuk do të ketë takim midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa Rusia mban ende anije të Ukrainës dhe marinarët e kapur pranë Krimesë, tha të enjten këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA John Bolton.
“Unë nuk shoh në rrethana të parashikueshme që një takim i tillë të ndodh derisa ekipet dhe anijet të lirohen”, u shpreh Bolton.
Rusia kapi tre anije të marinës së Ukrainës dhe ekuipazhin e tyre në brigjet e Krimes të aneksuara nga Rusia dhe i akuzoi ato për hyrje të paligjshme në ujërat ruse.
Ukraina ka thënë se Rusia kapi dy anije të vogla dhe një rimorkiator ilegalisht dhe akuzoi Moskën për agresionin ushtarak.
Dy kapitenët e marinës ukrainase që po mbahen në një burg rus kanë refuzuar të japin dëshmi sepse e konsiderojnë veten të burgosur të luftës, thanë avokatët e tyre.



