Një sasi prej 180 kg marijuanë është sekuestruar në portin e Durrësit. Lënda është zbuluar gjatë një kontrolli të policisë kufitare në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057.
Droga ishte e ndarë në 165 pako dhe ishte fshehur në brendësi të dy serbatorëve të karburantit.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Altin Avdurramani, 28 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.



