
1220 hektarë është sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër.
Vijon të mbetet problematike situata në rrugën e Obotit ku lartësia e ujit arrin në 65 cm.
Bëhet me dije se Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Po ashtu në njësinë administrative Ana e Malit janë përmbytur 1200 ha dhe se njësia Dajç ka 20 ha tokë bujqësore nën ujë.
Rruga Shirq-Darragjat në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka prezence uji 30 cm, e cila për momentin është e pakalueshme për mjetet e ulëta.



