Primaret, Burimi: I është bërë reklamë PD, mundësi për të rifreskuar partinë (VIDEO)

Primaret, Burimi: I është bërë reklamë PD, mundësi për të rifreskuar partinë (VIDEO)

Analisti Genc Burimi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar procesin e primareve në Partinë Demokratike për të cilat u shpreh se atë që ato sollën ishte vetëm reklamimi i PD.

Ai tha se kjo nuk ndikon fare te zgjedhjet e 11 majit dhe se është një mundësi për të rifreskuar Partinë Demokratike.

Ishte një proces i detyrueshëm sepse e kishin në status por që në fund gjithçka shkoi mirë dhe që këtu në perëndim do e kishim zili se nuk ndodh, por ata e vendosën dhe e bënë, kjo i bëri reklamë Partisë Demokratike.

Kjo nuk ndikon fare te zgjedhjet e 11 majit, sepse në PD ndikon Berisha sepse pa të ajo parti është e mbaruar, ishte Berisha ai që ringjalli, te PD është Berisha.

Nuk besoj te demokracia partiake, Shqipëria s’mund të bëjë më mirë se perëndimi. Partia është një ndërmarrje private, kështu që sinqerisht për mua është gjë e mirë sepse ata që kishin vënë stekën shumë poshtë i dhanë reklamë PD, ndërsa PS çfarë ka, një diktator që vendos për gjithçka. 

Primaret bëhen kur ke partinë në dorë, është një mundësi për të rifreskuar partinë demokratike, por dhe ata që fitojnë primaret do zbatojnë programet e shefit, ato që jep Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy