
Beskida Aliaj, përfaqësuese e Sindikatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Live se marrëveshja me Italinë është afër fundit.
Sipas Aliajt, marrëveshja për sjelljen e emigrantëve në Shëngjin është këmbyer me marrëveshjen për pensionet.
Nuk jemi në fund fare, por afër fundit. Fakti që komisionet e kanë miratuar do të thotë shumë se janë profesionistët e vërtetë që shqyrtojnë këto marrëveshje. Nga ana politike kemi marrëdhënia të mira me Melonin. Interesi i saj është që ta përshpejtojë, është një këmbim marrëveshjesh, marrëveshja e emigrantëve është këmbyer me pensionet. Interesi është i dyanshëm. Interesi i Italisë është të aplikojë sa më shpejt prurjen e emigrantëve, ne kemi të ngutshme marrëveshjen për pensionet.
Aliaj tha se kjo marrëveshje sjell bashkimin e viteve të punës që qyteti shqiptar ka kryer në Shqipëri dhe në Itali. Sipas Aliaj secili shtet do të japë pjesën monetare që i takon.
Kjo marrëveshja sjell bashkimin e viteve të punës, që qytetari shqiptar ka kryer në Shqipëri dhe në Itali. Kategoria që ka moshën 65-67 vjeç, kanë lënë dosa vite punë në Shqipëri, kanë vajtur në Itali, kanë bërë disa vite pune atje, por ndoshta jo të mjaftueshme, ose të mjaftueshme. Kjo marrëveshje u jep të drejtën ose të plotësojnë kushtet bazë që Shqipëria dhe Italia kanë vënë në rregullat e brenda të tyre. Kushti bazë në Shqipëri është që të kesh 15 vite pune që të marrësh një pension të pjesshëm, Italia ka vënë si kusht të kesh 20 vite. Ajo kategori që nuk i plotëson 20 vite punë në Itali i vijnë në ndihmë vitet shqiptare që t’i bashkojnë.
Secili shtet do të jepë pjesën monetare që i takon.



