Sula: KAS duhet të marrë vendim ligjor. PD po lëngon, por duhet të ringrihet (VIDEO)

Sula: KAS duhet të marrë vendim ligjor. PD po lëngon, por duhet të ringrihet (VIDEO)

Deputeti demokrat Dashnor Sula në një intervistë për MCN Live deklaroi se kjo që po ndodh në partinë Demokratike është një situatë sureale dhe se është për të ardhur keq që palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një armëpushim dhe bashkëpunim deri në 14 maj.

Ai tha se palët duhet të ulen për bashkëpunim, pasi Partia Demokratike nuk është as e Berishës dhe as e Alibejat. Sipas tij, PD po lëngon, por do vijë dita të ringrihet.

Në radhë të parë shpreh keqardhjen në situatën ku ndodhet PD, në ujëra të turbullta. E kam të qartë situatën dhe si ndjehen demokratët poshtë dhe pse s’është faji i tyre, por kjo situatë dihet dhe s’ke çfarë të thuash sepse e kam folur kudo. Kjo është një situatë surreale për shkak të dy burrave politikanë njëri që nuk u bë asnjëherë kryetar dhe tjetri që nuk iku asnjëherë. Nëse nuk i thërrasin asnjëra palë arsyes sigurisht që situata do të jetë e trishtueshme sepse sigurisht që ka problematika dhe të dyja palët duhet ti kishin tejkaluar këto probleme dhe deri në datën 14 maj duhet të kishim një armëpushim. Është për të ardhur keq dhe të kishim një bashkëpunim, nuk po them për bashkim sepse situata është e trazuar, por të paktën armëpushimi dhe bashkëpunimi duhet të ishte imediat dhe i arsyeshëm.

Më tej ai shtoi se Berisha bëri premtimin për bashkimin e demokratëve dhe jo vetëm që se bëri por e thelloi dhe më shumë dhe ky koalicion i ditës së djeshme ishte gjithçka nga fillimi deri në fund i trishtueshëm. Ai tha se uron që KAS të marrë një vendim ligjor sepse sipas tij, PD duhet të regjistrohet në zgjedhje.

Parti demokratike në atë koalicion nuk ka, s’mund të tallemi me veten apo demokratët, aty s’ka, partia demokratike është e qartë se kujt i përket dhe ne duhet të respektojmë të gjitha ligjet e një shteti demokratik, por nëse duan ta marrin secili në xhepin e vet PD le ta bëjnë pastaj. Partia Demokratike nuk ëhstë as e Alibeajt dhe as e Berishës, por fatkeqësisht disa persona se mendojnë se është e tyre por jam i bindur se PD pavarësisht se po lëngon ajo do të vijë dita që do të lartësohet, prandaj i bëj thirrje kolegëve të mi dhe demokratëve që të mos bëjnë krimin për ta shkatërruar dhe zhdukur PD. Uroj që KAS të marrë një vendim ligjor, sepse PD është një parti që ekziston dhe ka të drejtat legjitime për tu përfaqësuar në zgjedhje. Inbteresat e Celiabshit për interesa apo i shantazhaur është për të ardhur keq, por ne nuk do të ndalemi dhe kjo është një rrugë e nisur, jemi të vendosur që rruga e nisur të jetë një rrugë për shpëtimin e demokratëve dhe gjithë Shqipërisë. Sigurisht që ka kosto por nuk duhet të ndalemi, jam i vendosur që përballë të vërtetës të mos ndalem asnjëherë. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi të papërlyer të reagojnë sespe jemi drejt greminës dhe të uroj të mos përfundojmë në greminë si shoqëri.

Duke iu rikthyer dhe njëherë koalicionit, Sula tha se kandidatët u përkasin demokratëve dfhe se ai do i mbështesë, ndrësa iu drejtua Berishës që ta harrojë se ai dhe kolegët e tij janë të shitur apo shtojcë e Ramës, porse ajnë duke bërë opozitë.

Po ju them se ky koalicion është i trishtueshëm që të mos jenë parti të djathta tradicionale që s’janë të përfshirë në këtë koalicion, por e kam thënë se në 14 maj nuk votohet që të bëhet kryeministër Berisha apo Alibeaj, këtu votohet për kryetar bashkie dhe këshillat vendore dhe prandaj kam bërë thirrje që të kandidonin nën siglën e PD dhe do të jem në fushatën zgjedhore përballë kandidatëve të zgjedhur nga demokratët. Faji nuk është tek këta, faji është i dy burrave këtu lart, por është shumë e rëndësishme që dhe pas 14 majit demokratët ti thërrasin arsyes për armëpushim dhe bashkëpunim qe të fitojnë kandidatët e PD edhe pse janë nën siglën e këtij koalicioni prapë ata kandidatë për kryetar bashkie s’kanë faj dhe unë do i mbështesë. Vullneti pozitiv ekziston tek njerëzit e vullnetshëm dhe ne nuk jemi shtojca e Ramës apo të shitur, po bëjmë opozitë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy