Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Të mërkurën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Sipas parashikimit, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave nga mesdita deri në orët e pasdites.

 

Gjatë pasdites, në zonat malore parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me reshje shiu.

 

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë deri në 10 m/s.

 

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy