Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, e quan puç kushtetues grumbullimin e bërë para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë kohës që jepej masa e sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai kërkoi që SPAK të nisë hetimet kryesisht ndaj policisë për mosveprimin e saj.
Sipas tij, Garda ka kërkuar përforcime, por policia nuk i ka dorëzuar.
Prençi shtoi se policia është përdorur politikisht për të mos shkuar se ka pasur interesa që në SPAK dhe GJKKO të kishte destabilitet dhe presion.
Njerëzit që japin llogari para drejtësisë mundohen t’i mbrojnë në forma primitive, duke protestuar para organeve të drejtësisë.
Grumbullimi i paligjshëm që në orët e para të mëngjesit e punonjësve të Bashkisë, ministrisë së Brendshme dhe zyrtarëve të lartë, grumbullohen që t'i bëjnë presion SPAK.
Grumbullimi para SPAK, është puç kushtetues. Është grumbullim i paligjshëm, pa njoftim.
Nuk di të miratojë ndonjë drejtues policie ndonjë tubim pranë gjykatës dhe SPAK, nuk lejohet.
Pranë institucioneve që mbrohen nga Garda nuk lejohen grumbullimet.
Gjykata ka kërkuar përforcime, është e detyruar Policia e Shtetit që të parandalojë grumbullimeve të paligjshme për të ushtruar trysni ndaj organeve të drejtësisë.
Policia duhet të kishte ndërhyrë menjëherë sa janë grumbulluar njerëz, se ata goditën makinën, policia as nuk e shoqëroi makinën.
Po sikur brenda në turmë të kishte të infiltruar për të kryer akte terroriste?
E parashikon ligji për Gardën e Republikës, kur ka situata të tensionuara pranë institucioneve që ruhen nga Garda e Republikës, Policia e Shtetit duhet të shkojë në vendet ku bëhen grumbullime të paligjshëm.
Është presion psikologjik. Nuk e dimë, një pjesë e mirë mund të jenë pjesëtarë të grupit të vjeljeve në bashki, në të gjithë këto skenarë Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa përforcuese me patrullat “Shqiponja” dhe forcat lëvizëse operacionale.
Forcat lëvizëse operacionale e kanë të përcaktuar kur vihen në lëvizje, se në datë 12 është cenuar rendi dhe siguria publike se gjykata dhe SPAK nuk kanë zhvilluar një proces të qetë, kur jashtë bërtisnin “Lali Eri”.
SPAK ka të drejtë dhe detyrim që të fillojë hetim kryesisht për kupolën e policisë.
Sa i takon deklaratës së ministrit të brendshëm Ervin Hoxha në Kuvend se policia nuk ndërhyri pasi përballë kishte mbështetës dhe jo protestues, Prençi tha se ata protestonin dhe tubonin para gjykatës, në mbështetje të një personi të arrestuar.
Si mundet administrata publike, të shkojë dhe bërtasë dhe të mbyllë dyert e gjykatës.
Një person që nuk e do Veliaj për shembull, futet në turmë dhe mund të bëjë veprime që dëmtojnë tubuesit, mund t’ia hedhë dhe gjykatës.
Për herë të parë në demokraci, shteti proteston para gjykatës. Gjykata është institucion kushtetues.
Justifikimi i ministrit të Brendshëm ishte thjesht përdorim politik. Gjyqtarët janë fyer gjatë ditës por edhe në momentin që do shoqëronte Veliajn.
Të gjitha këto janë një skenar që janë lënë në rrjedhën e lirë.
Për ministrin e Brendshëm vetë SPAK duhet të fillojë kryesisht procedimin, pasi ka lejuar përdorimin e policisë politikisht.
Prokuroria e Tiranës duhet të fillojë procedimin penal për zinxhirin komandues të policisë së Shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Ministrinë e Brendshme nëse nuk janë të varur politikisht duhet të fillojnë hetimin administrative të përgjegjësive të punonjësve të policisë sipas hierarkisë.
Garda ka kërkuar përforcime, por policia nuk ka çuar. Garda në zbatim të ligjit për Gardën e Republikës që merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë.
Gjykata i kërkon Gardës që ka tensione dhe më pas kjo e fundit i drejtohet Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit e jep urdhrin për tu dërguar.
Ministri nuk ka asnjë kompetencë për të urdhëruar apo mos urdhëruar dërgimin e policisë.
Policia është përdorur politikisht për të mos shkuar se ka pasur interesa që në SPAK dhe GJKKO të kishte destabilitet dhe presion. I lanë të zhveshur nga siguria.
Ku është Presidenti pse ka humbur? Presidenti ka qenë indiferent. Presidenti është i pafuqishëm të reagojë.
Kjo ngjarje mund të ishte me pasoja kaq të rënda për një vend të brishtë si i yni.
Më ka ardhur keq dhe për opozitën, e cila në seancën e djeshme duhet të kërkonte interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm.
Pardje është lënë gjithçka e lirë që të bëhet sipas bashkisë Tiranës, madje ka pasur dhe me uniformë të bashkisë.
Madje është prononcuar para mediave një kolonelë e Forcave të Armatosura, sportistja Luiza Gega e cila ose ka shkuar nga naiviteti për të folur në orar zyrtar.
Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ca ushtarakë të tjerë sportistë elitarë. Policë Bashkiakë dhe sportistët elitarë që kanë bërë betimin si ushtarakë, duhet të respektojnë disa rregulla.
Gjeneral Kingji nëse nuk e ka analizuar ngjarjen, duhet t’i thërrasë ose ti përjashtojë nga Forcat e Armatosura, ose t’i ulë në gradë se është shkelje e ligjit.
Po të gjithë këto janë frymëzuar nga gjuha e ashpër e Kryeministrit, nga zyra e Kryeministrit.



