1 vit krizë/ Baush: Qeveria e RMV vendosi barrierë ekonomike për çmimin e bukës, pritet krizë

1 vit krizë/ Baush: Qeveria e RMV vendosi barrierë ekonomike për çmimin e bukës, pritet krizë

Abil Baush, ekspert ekonomie deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se ditën e sotme qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi një barrierë ekonomike, një çmim bazë për bukën (rreth 51 cent), gjë që solli dhe reagimin e kompanive. Sipas Baush pritet të ketë një krizë për këtë produkt bazë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Baush tha rritjen e pagës minimale dhe asaj mesatare e përpiu inflacioni.

Kur Kina filloi të bëjë restart-in pas Covid dhe filloi të thithë aq shumë emergjenca sa filluan të lëvizin çmimet e karburanteve dhe atëherë kemi alarmuar që do kemi një inflacion të importuar. Çdo reagim, bie në vesh të shurdhur nga qeveritë. Duke mos e parashikuar luftën kjo ishte ajo që i dha një shtyrje më të madhe. Në RMV njerëzit filluan të turren në markete, të blejnë vaj, dhe filluan që çmimet të rriten në mënyrë anormale. Këtu është problem i madh. Qeveria i dha aq shumë të drejtë abuzive disa kompanive sa ato filluan më shumë. Ata sillnin produktet jo kualitative, jo konkurruesve.  Nga sot,  qeveria e RMV vendosi një barrierë ekonomike, për çmimin e bukës, një çmim bazë që është parfarsisht, 51 centë, gjë që bëri që kompanitë e prosdhimit të bukës të reagojnë. Pritet që mund të kemi krizë produktin bazë.

Shporta e konsumatorit arriti të ndryshojë shumë, në 2021 ishte 38 mijë denarë tani është 55 mijë. Kemi rritje 35%. Kemi rritje të pagës minimale me 12%. Kemi rritje të pagës mesatare deri në 9%, por të gjithë këto para i përpiu inflacioni.

Qeveria jonë, në disa raste ka fat pasi nuk projekton si duhet, por kanë fat të mirë kur marrin ca vendime. Shporta filloi të rritej kur filluam të kishin inflacion dyshifror.  Sektori publik kërkon të ketë rritje të pagave.

Më tej Baush tha se sektori i bujqësisë në RMV është në kolaps.

Disa sektorë arritën të kenë rritje ekonomike, këtu përfshij shëndetësinë, laboratorët që bënin analizat e Covid. Pjesa e shërbimeve kishte rritje. Pjesa e tregtisë tregon një lloj rritje. Në aspektin e prodhimit ne subvencionojnë disa produkte bujqësore, por janë në falimentim të gjitha. Plehrat kanë rritje. Sektori i bujqësisë është në kolaps, nuk mund të themi që ka produkt që mund të jemi konkurrent. Këtu nuk ndikon vetëm inflacioni. Edhe sektori i turizmit është jashtëzakonisht i prekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy