Takimi Kurti-Vuçiç-Macron/ Shala: Në dhjetor firmoset draft-korniza e propozimit franko-gjerman. Zgjedhje të parakohshme në mars

Takimi Kurti-Vuçiç-Macron/ Shala: Në dhjetor firmoset draft-korniza e propozimit franko-gjerman. Zgjedhje të parakohshme në mars

Analisti Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë, komentoi përmes një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV takimin trepalësh Kurti-Vuçiç-Macron, që do të zhvillohet në Paris. 

Ndryshe nga ç’deklaroi kryeministri Albin Kurti, analisti thotë se ka vetëm një propozim me dy opsione mes Kosovës dhe Serbisë, që është ai franko-gjerman.

Sipas tij Prishtina dhe Beogradi do të firmosin në dhjetor një draft-kornizë sa i përket propozimit franko-gjerman, dhe pikërisht në dhjetor do të ketë koordinata lidhur me marrëveshjen.

Sipas analistit Serba mund të tërhiqet nga marrëveshja franko-gjermane, sikundër ka bërë në të kaluarën me të tjera marrëveshje.

Pjesa e pare duhet të përgënjeshtrohet kryeministri, s’ka dy propozime, ka një propozim me dy opsione. Pranim të propozimit franko-gjerman dhe sanksione për palën që s’pranon propozim. Ka vetëm një propozim, ai franko-gjerman. Sipas gjasave do të jetë fundi i muajit dhjetor ku do pritet që Kosova dhe Serbia të firmosin një draft-kornizë sa i përket propozimit franko-gjerman. Çështja e propozimit franko-gjerman është jetike për komunitetin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare është e interesuar të përmbyllë konfliktin e ngrirë. A do diskutohet në Paris çështja e Veriut? Kryeministri Kurti e ka pranuar propozimin franko-gjerman dhe në muajin dhjetor do ketë koordinata. Marrëveshja finale do t’i ngjahasojë marrëveshjes së Raumbujesë. Serbia mund të tërhiqet nga marrëveshja franko-gjermane. Çështja e vetme që mund të diskutohet mund të jetë Asosacioni i komunave serbe, që pritet të jetë pikë e nxehtë në ditët në vijim. Konferenca është përdorur nga zyra e Macron për të ulur dy palët dhe të arrihet marrëveshja. Serbia është në dilemë dhe presion jashtëzakonisht të madh pas takimit me kancelarin Scholz dhe deklaratave të Blinken. Serbia është përballë presionit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse do të vazhdojë rrugën drejt BE. Serbia dhe Vuçiç do kalkulojë aktivitetin politik, në rast se vërehet se marrëveshja franko-gjerman do jetë në dëm të interesave të brendshëm…Ka presion edhe nga Kisha Ortodokse serbe që mos lëshohet. Unë mendoj që do të tërhiqet si në të kaluarën dhe Kosova mund të vazhdojë rrugën për njohje nga 5 vende të BE”.

Drizan Shala tha se koha optimale për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në Kosovë është në muajin mars.

Unë mendoj që zgjedhjet janë optimale të mbahen pas muajit shkurt, fillimi i muajit mars, pasi të përmbyllen disa procese. Në mars mund të jemi në zgjedhje të parakohshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy