E ëma e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen” atë me qëllim për ta mbajtur vetë.
Pasi mori fëmijën në krahë, ajo falënderoi autoritetet policore dhe median. “Shumë faleminderit Policisë së Shtetit dhe Policisë së Durrësit. Shumë faleminderit edhe mediave”, tha ajo.
E pyetur nëse do t’ua lejojë djalin gjyshërive të cilët e fshehën për një jave rresht, e reja thotë se kjo i takon gjykatës, “E di shteti. E di prokuroria dhe gjykata, shumë faleminderit”, tha ajo.
3-vjeçari u rrëmbye një javë më parë nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni (nga ana e babait).
Rexhep Gjuni aktualisht ndodhet në paraburgim bashkë me vëllain e gruas së tij. Ndërsa tre vjeçari u dorëzua sot në Prokurori nga gjyshja e tij, Barie Gjuni dhe u ribashkua me nënën e cila e kërkonte prej një jave.



