Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi për gazetarët se “lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë derisa Putin të largohet nga vendi”.
Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë ndërkohë që ky i fundit po nisej drejt samitit të klimës Cop27 në Sharm el Sheikh. Më 14 nëntor ai pritet të zhvillojë një takim me homologun kinez Xi Jinping.
Biden tha se pret që takimi i tij me homologun kinez në prag të G20-ës të jetë produktiv. “Unë gjithmonë mendoj se bisedimet e mia janë produktive,” theksoi ai.



