Referendumi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Shkupin

Referendumi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Shkupin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, viziton sot Maqedoninë. Matis pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Vizita e Mattis vjen në kuadër të mbështetjes për referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit.

“Do t’i vizitoj miqtë tanë nga Maqedonia dhe do t’u bëj me dije se SHBA-të e përkrahin popullin e Maqedonisë”, ka deklaruar Mattis pak ditë më parë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shprehu shqetësimin e ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse ka votim, Moska do të ndërhyjë. Unë jam i shqetësuar për këtë. Ndërhyrje të tillë, Rusia e praktikonte nga Estonia deri në SHBA, nga Ukraina deri në Maqedoni”, tha Mattis pak ditë më parë në Pentagon.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy