Preçi: Shqipëria e kërcënuar nga flluska në ndërtim, amnisti fiskale dhe penale për personat me rekorde kriminale (VIDEO)

Preçi: Shqipëria e kërcënuar nga flluska në ndërtim, amnisti fiskale dhe penale për personat me rekorde kriminale (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se Shqipëria është e kërcënuar nga flluska në sektorin e ndërtimit.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se në botën e sotme flluskat përgjithësisht nuk parashikohen por se janë një sistem treguesish që masin rrezikun e flluskës në sektorin e ndërtimit.

Sipas tij, ajo që ndodh në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri, reflekton amnistinë fiskale dhe penale që po iu bëhet personave me rekorde kriminale.

Preçi renditi si indikatorët bazë të ndikimit në flluskën në ndërtim, rritjen e sipërfaqes së ndërtuar në raport me numrin e popullsisë, pasi shtoi se nëse ndërtohet pa kufi pa patur rritje të popullsisë, po lundrohet drejt flluskës.

Drupal Ad

Në rastin e Tiranës ky është një fenomen evident, pasi janë dhënë 8 milionë metër katrorë leje ndërtimi, kur Tirana ka nevojë për 350 mijë apartamente.

Tregues tjetër është rritja e sektorit të ndërtimit përkundrejt GDP. Nëse sektori i ndërtimit rritjet 2-3 herë më shumë se rritja e GDP, rritja e peshës së këtij sektori shihet si rrezik për flluskë.

Sektori i ndërtimit 3-4 vitet e fundit është rritur shumë më shpejtë se ekonomia në tërësi. Sjellja konsumatore është tjetër tregues, pasi njerëzit blejnë me frikën se nesër kostoja do jetë më e lartë.

Shqipëria është e kërcënuar nga flluska ndonëse ka dhe elementë të tjerë korrigjues për sa kohë vijon lumi i parave informale dhe kriminale që vijnë nga aktivitetet e paligjshme jashtë dhe brenda vendit.

Ka qarkullim të madh parash nga korrupsioni, për këto dy faktorë, pompimi i këtyre dy fenomene e shtyn në kohë flluskën.

Pakësimi i popullsisë vepron në kahun e kundërt, kjo vepron në rrezikun dhe kërcënimin e një flluske në sektorin e ndërtimit.

Të gjitha institucionet janë bashkëpërgjegjëse për të minimizuar aty ku është e mundur efektet e krizës. 100 mijë shqiptarë janë të prekur nga kriza e mikrokredive, ku janë prekur pasuri të paluajtshme dhe toka, ku ka pasur deri edhe në humbje jete.

Elementë të tillë janë të pranishëm dhe sistemi bankar është sistemi më i ndjeshëm, është barometri dhe indeksi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon një rënie të besimit të konsumatorit edhe në sektorin e ndërtimit. Ka indicie se situata nuk është kaq rozë sa e paraqet ndonjë drejtues bankar.

Një flluskë në sektorin e ndërtimit krijon efekte në paqëndrueshmërinë e tregjeve, industria e ndërtimit ka cikle rënie dhe rritje, momentalisht jemi në cikël rritës, por krijohen stoqe ndërtesash të pashitura.

Kriza e vërtetë ndodh kur ka pamundësi shitje për shkak të çmimeve të tyre. Sistemi bankar ka filluar të reflektojë.

Paralajmërimi i FMN për vëmendje të shtuar për kreditë hipotekore meriton të lexohet me kujdes nga të gjitha palët.

Banka qendrore shtrëngon rripat për bankat e tjera, për kreditë hipotekore.

Edhe pse jemi konsumatorë dhe shumica nuk jemi blerës të banesave të reja paguajmë tarifat për pompimin e parave kriminale në sektor, për këtë arsye kërkohet ndërhyrja rregullatorë, pasi çdo gjë ndikon te konsumatori fundor.

Ka tendencë të rriten përtej kushteve të tregut, materialet e ndërtimit. Censi provoi se janë 53 mijë apartamente që janë bosh, jashtë qarkullimit ekonomik.

Pyetja është a vilen taksa për këto? Ka evidencë të mjaftueshme që një pjesë e mirë e pagesave paguhen drejtpërdrejtë te kompania.

Ajo që ndodh në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri, reflekton amnistinë fiskale dhe penale të personave me rekorde që janë duke e zbatuar, pavarësisht se dokumenti në letër nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe qeveria shqiptare u detyrua që të bëjë një hap pas.

Do të ishte fatkeqësi për qytetarët shqiptarë që investimet e veta ta mbështesë te deklarata e një bankieri. Se kredi do të thotë besim.

Dhe në këtë këndvështrim do të besoja se është në interesin e qytetarëve dhe bizneseve që të maten fort para se të marrin vendime që lidhen me aftësinë paguese.

Nuk mund ta kërkosh garancinë te një drejtor banke. Çdo zgjerim i kredisë hipotekore është kërcënim për bankën dhe ekonominë në tërësi.

Është e pafalshme për organet shtetërore që nuk disponojnë evidenca të mjaftueshme që vazhdojnë të tolerojnë mijëra apartamente për të cilat janë dhënë lejet e shfrytëzimit, por nuk bëhet tatimi mbi pasuritë e patundshme.

Fakti që destinohen kreditë në këtë sektor, shton rrezikun për futjen në qarkullim të parave kriminale.

Këto elementë kërkojnë vëmendje dhe ndarje të riskut mes atij që jep paratë dhe atij që i merr paratë dhe mbrojtje të konsumatorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy