Mbetjet e Kurum/ Mehmeti: Të largohen drejt destinacioneve ku mund të bëhen të parrezikshme (VIDEO)

Mbetjet e Kurum/ Mehmeti: Të largohen drejt destinacioneve ku mund të bëhen të parrezikshme (VIDEO)

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se mbetjet e rrezikshme të vendosura në Porto Romano duhet të largohen në destinacione kur mund të bëhen të parrezikshme, madje të dobishme. 

 

Sipas Mehmetit, në raste aksidenti pasojat do të ishin fatale. 

 

Nuk ka asnjë arsye që ato të rrinë atje. Kemi praktika të tilla të neglizhencës dhe papërgjegjësisë, ku në fshatra këtu afër zonës industriale në Balëz rrinë tonelata të tëra helmesh, mbetjesh të rrezikshme kimike. Janë grumbulluar në vendin më të papërshtatshëm. Nuk ka siguri për mbetjet e rrezikshme.  Duhet të ishin larguar, si një pjesë që u larguan dhe u çuan në Gjermani dhe u bënë të parrezikshme. S’ka pse mbetjet që janë të rrezikshme të mos largohen dhe të dërgohen në destinacione ku ato të kthehen në të parrezikshme dhe shumë të dobishme. Është neglizhencë dhe papërgjegjshmëri që i lë ato të rrinë kot së koti. 

 

Ne s’kemi pse i mbajmë ato mbetje. Nuk kemi njerëz që të mendojnë për këtë punë. Ata që paguhen për këtë punë ata nuk e vënë ujin në zjarr. Nuk janë shqetësuar për 30 vjet, dhe i lënë në Balëz. Krijuan një tjetër pikë, ajo është Porto Romano. Pse i mbajnë? E nisën rrugën për të ikur. Të shkojnë atje ku mund të kthehen të dobishme dhe të mos rrezikojnë jetë njerëzit. 

 

Aksidentit që mund të ndodhin janë nga më të ndryshme, dhe ato bëhen burim tragjedish. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy