
Një zjarr ka përfshirë sot një banesë në Unazën e Re në Tiranë, konkretisht në rrugën ‘Kristaq Mane’. Si pasojë e zjarrit në banesën e R.P ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



