Tentoi të vrasë me kallashnikov tre persona, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Tentoi të vrasë me kallashnikov tre persona, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Një ngjarje e cila do ishte më shumë se tragjike është parandaluar fatmirësisht falë ndërhyrjes së policisë, që si rrjedhojë ka vënë në pranga 36-vjeçarin me inicialet I. P në Fier.

Ky shtetas pas një konflikti për arsye banale është larguar nga vendngjarja dhe ka shkuar për të siguruar një armë të cilën pasi e ka vendosur në dispozicion është kthyer për të kryer krimin. Objektivi ishin tre të rinj, L. P., 30 vjeç, K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në lagjen 15 ‘Tetori’ në Fier.

Teksa shkonte për të kryer krimin fatmirësisht policia ka pikasur 36-vjeçarin, i cili është munduar t’i ikë. Falë errësirës ai ka përfituar për t’u larguar dhe është fshehur në shtëpinë e shtetasit A. M., 59 vjeç, i cili tashmë po ashtu është arrestuar me akuzën e “përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov, ndërsa tashmë dy të akuzuarit do të përballen në gjykatë me akuzat respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy