Nevojës së biznesit për para në këtë periudhë krize bankat nuk i janë përgjigjur, pasi se në 3 muajt e parë të vitit ato e shtrënguan kreditimin.
Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj thotë se refuzimi për të dhënë kredi tregon se ndërhyrjet e qeverisë por edhe Bankës Qendrore nuk janë reflektuar në ekonomi, dhe se në këto kushte biznesi do të kërkoj burime informale për të gjetur para.



