Gazetari Andon Kello në një raportim për MCN Live tha se pas bllokimit të seancës së Kuvendit alternativa e fundit e opozitës është greva e urisë.
Kello vuri në dukje se mes opsioneve të përjashtuara është bojkoti i seancave dhe komisioneve parlamentare.
Alternativa e fundit mbetet greva e urisë. Bojkoti është përjashtuar. Për herë të parë e ka propozuar Bujar Leskaj. E mbështesin kreu i grupit parlamentar Bardhi, por edhe ish-kryeministri Berisha. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë mase do merren për deputetët që hodhën tymuese dhe karrige”.
Duke folur për seancën e sotme, ndër të tjera gazetari tha:
Ndër të parët që u largua nga salla ishte Agron Shehaj, që zyrtarizoi edhe divorcin me Partinë Demokratike”.



