Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se sulmi ndaj ujësjellësit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës është pjesë luftës hibride që Serbia po zhvillon në përpjekje për të shtrirë autoritetin e saj atje.

Në studion e MCN TV, Shala tha se deri tani janë tre të ndaluar për këtë sulm, të cilët lidhen me grupin që kreu sulmin në Banjskë.

Jemi në fazën e hetimit. Takimi në Bruksel pas këtij sulmi është një nga momentum i rëndësishëm. Sulmi është në vazhdën e aktiviteteve që Serbia ndërmerr për të sfiduar shtrirjen e autoriteteve të Kosovës në atë pjesë.

Deri tani kemi marrë veprime konkrete. Janë shoqëruar tetë persona, tre prej tyre janë ndaluar me dyshimin se janë të implikuar. Personat e ndaluar ishin pjesë e grupit që ka kryer sulmin e Banjskës. Do të ketë një hetim më të zgjeruar. Serbia përmes luftës hibride është duke tentuar të ketë shtrirje. Dëmtimi i digës së lumit i ka lënë 700 mijë qytetarë të Kosovës në ankth për furnizimin me ujë.

Shala shtoi se kërkesa e Kosovës për dorëzimin e ideatorit të sulmit të Banjskës është legjitime, por gjasat që faktori ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë për këtë janë të vogla, për shkak të interesave gjeopolitike.

Është kërkesë legjitime e Kosovës që të dorëzohet Milan Radojçiç. Në këtë moment nuk e shoh të mundur të realizohet kjo kërkesë. Është vështirë që faktori ndërkombëtar të bëjë presion.

Shala u shpreh optimist për rolin e kryediplomates së re të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e re e BE, zonja Kallas, është më e vëmendshme dhe ka një përafrim në kuptimin e asaj që ka pasur një diversitet mes paraardhësit Borrell dhe Kosovës.