
Presidenti amerikan Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar armëpushimin dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve dhe përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar tensionet rajonale.
Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se telefonatës iu bashkua edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Kjo telefonatë vjen në një moment kritik në negociatat për armëpushimin në Gaza.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha në fillim të kësaj jave në Izrael se mund të jetë mundësia e fundit për një marrëveshje.
Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë refuzuar të detajojnë propozimin që SHBA-ja paraqiti javën e kaluar.
Marrëveshja e armëpushimit është e strukturuar në tre faza dhe përfundimisht do të përfshijë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.
Por zyrtarët izraelitë kanë këmbëngulur vazhdimisht se duhet gjetur një zgjidhje për të kontrolluar më mirë kufirin Egjipt-Gazë, i cili është përdorur prej kohësh për kontrabandë.



