
Valës së dëborës dhe ngricave në Mbretërinë e Bashkuar i është shtuar sot një grevë hekurudhore, duke e bërë edhe më të vështirë, në mos të pamundur lëvizjen në mbarë vendin.
Kërkesa e rritjes së pagave ka sjellë paralizën e trenave dhe është planifikuar të vazhdojë nesër dhe më pas të rifillojë të premten dhe të shtunën.
Network Rail, operatori publik i rrjetit hekurudhor, u ka thënë britanikëve që të udhëtojnë vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme.
Natën e kaluar temperatura minimale rekord u regjistruan sërish në Angli, me -11.8 gradë në Northumberland dhe në Skoci dhe me -17.3 në Aberdeenshire. Ndër zonat më të prekura janë ishujt Shetland, ku nuk ka energji elektrike në 3800 shtëpi.



