Protesta e 7 korrikut/ Nazarko: Historia e Berishës në politikë është mbyllur përfundimisht, Saliu e Meta nuk e bëjnë opozitën reale (VIDEO)

Protesta e 7 korrikut/ Nazarko: Historia e Berishës në politikë është mbyllur përfundimisht, Saliu e Meta nuk e bëjnë opozitën reale (VIDEO)

Organizimi i një proteste ekonomike të thirrur nga kryetari i zgjedhur i PD-së, Sali Berisha, për analistin Shpëtim Nazarko, i ftuar në “MCN live”, është si një lloj testi.

Sipas Nazarkos, historia e Berishës në politikë ëhstë mbyllur dhe se populli nuk ka më fuqi të ndjek më historitë ky hyn e del Berisha e Meta.

Mendoj që historia e Berishës në politikë është mbyllur, s’ka më fuqi populli shqiptar t’u hyjë historive ku hyn Sali, del Saliu, hyn, Meta, del Metia. Do hidhen pupthi në vend dhe pastaj do ikin. Saliu e kaloi gjithë jetën si revolucionar profesionist edhe kur ishte në pushtet edhe kur s’ishte. Unë besoj se opozita në Shqipëri është shumë më tepër se pozita dhe se pjesët që mbledh Saliu dhe Meta, por s’ka ato imputet që e bëjnë opozitën reale.

Historia e Saliut dhe Metës është mbyllur përfundimisht. Unë s’besoj më, mund të besojnë analistë të rinj që s’e kanë qejf historinë. S’do më duket çudi që vendimi i Apelit mos ta quaj parti dhe pastaj t’i hyjmë një rrëmuje më të madhe. Nuk e përfaqëson dot Berisha këtë situatë ekonomike. Ka ikur ajo Shqipëri ku ti të thuash ky është kriminel, ai është kriminel.

Një nga fatkeqësitë e këtyre është që kujtojnë se populli është budalla. Me të s’mund të tallet as Saliu, as Meta, as Rama. Është një fazë ku klasa politike ka ngordhur. Të shpresosh që nga kjo histori do të na nxjerrë Berisha me Metën duhet të jesh i luajtur mendosh.

Sipas Nazarkos, cikli politik i Berishës është mbyllur tashmë dhe si i tillë Shqipëria e varfër nuk mund të mbajë më shpresa te Berisha.

Protesta të vë në pozicion të të vështirë mospjesëmarrja e të gjithëve, por këto sado janë efekte taktike, kjo është aq larg sa vepron Berisha, nuk ka asnjë mënyrë për të mundur Edi Ramën, përveç një opozite ku nuk ka ekspertë ekonomik, ata nuk bëjnë asgjë.

Berisha, Nano, Rama, kanë drejtuar këtë popull prej 30 vitesh, por a keni parë ndonjë shkrim faqe për zhvillimin ekonomi, po e keni parë, ma thoni, unë nuk besoj që Berisha, të shkoj gjëkundi, por besoj se në këtë moment populli nuk e do këtë opozitë, siç nuk e do as qeverinë, janë historia koti ato, ata mbushin kohën e njëri tjetrit.

Shqipëria është shumë larg taktikave të Berishës, Shqipëria e varfër nuk mund të mbajë shpresa të Berisha, atij ika mbaruar cikli politik, të shpresoj kjo Shqipëri të nxjerr në selamet Saliu, nuk bëhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy