
Edhe pse përfaqësojnë interesat e një shteti të vogël, ambasadorët e Kosovës duket se bëjnë jetë luksi në vendet ku jetojnë.
Në deklarimet e pasurisë, ambasadorët kanë treguar për pagën mujore e disa edhe vjetoren.
Kështu, Sami Ukelli, ambasador në Ambasadën e Kosovës në Austri, ka deklaruar pagën vjetore prej 40 mijë e 56 euro. Përveç kësaj, Ukelli ka deklaruar edhe honoraret, shuma e të cilave është 1 mijë e 100 euro, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, ambasadori në Bullgari, Shpend Kallaba në deklarimin e pasurisë tek paga vjetore ka bërë të ditur shumën mbi 46 mijë të pagës, saktësisht 46,171,80 euro e cila është me e larta nga të gjithë ambasadorët që janë deklaruar.
Më pak se ambasadorët me lart, paguhet ambasadori në Maqedoni, Ylber Hysa. Në deklarimin e pasurisë, ai ka bërë të ditur të ardhura vjetore prej 38 mijë e 712 euro.
Ndërsa, Valdet Sadiku, ambasador në Serbi, paguhet 42 mijë e 203 euro në vit.
Ish-ministri Bernard Nikaj i cili është angazhuar si ambasador në Belgjikë ka deklaruar një pagë vjetore 41 mijë e 390 euro.
Sylë Ukshini, ambasador në Shqipëri, ka shumë vjetore prej 36 mijë euro.
Luljeta Vuniqi, përfaqësuesja e Kosovës në Hungari, ka pagë mujore prej 3 616 euro.
Në anën tjetër, Vlora Çitaku e cila përfaqëson shtetin në Amerikë ka pagë mujore 3 393 euro.
Për dallim prej Çitakut, një ambasadore në Hungari ka pagën më të lartë se ajo. Vjosa Dobruna, ambasadore në Holandë paguhet gati 4 mijë euro.
Pagë të lartë mujore ka edhe Skënder Durmishi, ambasador në Mal të Zi. Ai paguhet 3 mijë e 814 euro.
Ndërsa, më pak se Durmishi, paguhet ambasadori në Slloveni, Nexhmi Rexhepi. Ai në deklarimin pasurisë, ka bërë të ditur pagën mujore 3 mijë e 400 euro.
Kurse, Gëzim Kasapolli, ambasador në Kroaci paguhet për çdo muaj 3 450 euro.
Ambasadori në Turqi, Avni Spahiu, ka pagë prej 3 mijë e 740 mijë; ndërsa Lirim Greiçevci, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, ka pagë prej 3 mijë e 577 euro.



