Gjatë fjalës së tij në Kongresin Botëror të Naftës, kryeministri Edi Rama ftoi investitorët të shohin me përparësi Shqipërinë, si një potencial në fushën e naftës dhe gazit.
“Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore. Ka shumë për të folur për vendin dhe për të ardhmen e shkëlqyer ku do të jemi të suksesshëm, me praninë e partnerëve seriozë, por jemi entuziastë se së fundi është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në frontin e ri të naftës. ”Kemi çdo mundësi për ta bërë, kemi strategji të qartë dhe shumë rezerva gazi e nafte, por për t’ia dalë me sukses duhet të bashkëpunojmë së bashku, kjo është arsyeja pse i jemi shumë mirënjohës presidentit Erdogan”- tha ai.



