Me siguri shumë nga ju nuk e kanë drejtuar kurrë një makinë elektrike, jo më të mendojnë për të blerë një të tillë, kështu që parashikimi mund të tingëllojë disi i guximshëm, por kini durim është vetëm çështje kohë.
Ne ndodhemi në mes të një revolucioni të madh të automobileve që nga linja e parë e prodhimit të Henry Ford në 1913. Dhe ndryshimet kanë të ngjarë të ndodhin më shpejt se sa mund ta imagjinoni.
Shumë vëzhgues të industrisë besojnë se tashmë ka ardhur momenti që automjetet elektrike të zëvendësojnë makinat me benzinë dhe naftë. Sigurisht kjo është diçka që dhe prodhuesit e mëdhenj të makinave në botë e mendojnë.
Jaguar ka në plan të shesë vetëm makina elektrike duke filluar që nga 2025, të njëjtën gjë mendon edhe Volvo duke filluar që nga 2030 dhe javën e kaluar kompania britanike Lotus tha se do të ndiqte të njëjtin shembullin, duke shitur vetëm modele elektrike nga viti 2028.
Dhe nuk janë vetëm markat Premium që mendojnë këtë.
General Motors thotë se do të prodhojë vetëm automjete elektrike deri në vitin 2035, Ford thotë se të gjitha automjetet e shitura në Evropë do të jenë elektrike deri në vitin 2030 dhe VË thotë se 70% e shitjeve të saj do të jenë automjete elektrike deri në vitin 2030.
Kjo nuk është një modë, por pasi shumë qeveri në botë po ndalojnë shitjen e automjeteve me benzinë dhe naftë po i jep shtysë procesit.
Por ajo që e bën të pashmangshme fundin e motorit me djegie të brendshme është një revolucion teknologjik. Dhe revolucionet teknologjike priren të ndodhin shumë shpejt.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



