PDIU dënon deklaratat e presidentit Vuçiç, thirrje qeverisë të ndërpresë marrëveshjet me Serbinë

PDIU dënon deklaratat e presidentit Vuçiç, thirrje qeverisë të ndërpresë marrëveshjet me Serbinë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar deklaratat e dhëna së fundmi të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë të postuar në ‘Facebook’ ata shprehen se simbolika e përdorur prej tij, ai i një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë ende veshë të dëgjojnë.

Më tej ata i bëjnë thirrje të gjitha segmenteve të shtetit shqiptar të fillojmë një proces institucional reagimi.

‘I bëjmë thirrje Qeverisë shqiptare të ndërpresë çdo akt nënshkrimi marrveshjesh e traktatesh me një shtet i cili kërcënon me luftë shqiptarët.’- shkruan PDIU.

Postimi i plotë:

Ftojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të thërrasin tryezën e përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar mbarëkombëtar. Ditën kur krerët e Kosovës ndodheshin në Hagë në një proces gjyqësor që nuk qëndron në asnjë argument juridik apo njerëzor, presidenti serb guxoi të kërcënonte Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin me fantazmën e një konflikti të ri. Simbolika e përdorur prej tij, ai i një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë ende veshë të dëgjojnë.

Në këto kushte PDIU i bën thirrje të gjitha segmenteve të shtetit shqiptar të fillojmë një proces institucional reagimi. Ftojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të thërrasin tryezën e përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar mbarëkombëtar për të reaguar së bashku, “Një komb, një qëndrim” I bëjmë thirrje Qeverisë shqiptare të ndërpresë çdo akt nënshkrimi marrveshjesh e traktatesh me një shtet i cili kërëcnon me luftë shqiptarët.

Ditën më të vështirë për Kosovën pas luftës, ditën kur të gjithë krerët politikë të Kosovës ndodheshin në Hagë, Kryeministri shqiptar firmoste marrveshjen e minishengenit me Vuçiçin. Ky është një akt i cili nuk përmbush as vullnetin e as dëshirën e shqiptarëve, ndaj përgjegjësi i vetëm për këtë akt do jetë vetëm Edi Rama.

Shteti shqiptar nëpërmjet përfaqësuesve të tij duhet të bëjë më dije të gjitha instancat e BE dhe NATO-s për kërcënimet e presidentit serb. Ministria e Jashtme duhet të paraqesë urgjentisht notë proteste për deklaratën kërcënuese të presidentit serb. Shqiptarët do të jenë “Bashkë në një flamur” në çdo rast kur të kërcënohet apo të hapet një konflikt, që prek shqiptarët e Kosovës apo të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy