“Arrest me burg” për xhaxha e nip, u kapën me mina me telekomandë/ Dyshohet se do përdoreshin për ekzekutim në Vlorë

“Arrest me burg” për xhaxha e nip, u kapën me mina me telekomandë/ Dyshohet se do përdoreshin për ekzekutim në Vlorë

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Vlorës për dy personat e kapur me mina me telekomandë në qytetin bregdetar.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u mbajt paraditen e sotme ku prokurorja Ajkuna Anxhaku e cilësoi të ligjshëm arrestin dhe kërkoi që xhaxha dhe nip të mbeten pas hekurave, kërkesë e lënë në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ku për Fatjon Gjonaj 33 vjeç dhe Ergys Gjonaj 19 vjeç.

Dy të rinjtë u arrestuan në Vlorë mbrëmjen e së hënës në një aksion të policisë dhe forcave RENEA në hyrje të qytetit.

Pas marrjes se informacioneve se këta dy persona posedonin mina me telekomandë policia ka ndalur automjetin e tyre dhe ka ushtruar kontroll duke gjetur pas ekranit të kilometrazhit dy mina me telekomandë.

Këto mina sipas burimeve të policisë do të përdoreshin për ngjarje kriminale, teksa dy personat ishin paguar për të ardhur në Vlorë dhe për të ekzekutuar një prej figurave më të njohura nga policia e Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy