
Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se një sulm i mundshëm rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të shkaktojë një shkatërrim të barabartë me gjashtë Çernobilë.
Në një fjalim të fundit televiziv, Zelensky tha: “Popull i Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë, historinë e Ukrainës, historinë e Evropës”.
Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një “akt terrori në një nivel të padëgjuar”.
Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”
Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t'i thonë qeverisë se e duan jetën”.
Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin të tronditur nga zhvillimet rreth centralit.
Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një “shteti terrorist bërthamor”.



