Aksident në Shkodër, motori përplaset me biçikletën, 3 të plagosur

Aksident në Shkodër, motori përplaset me biçikletën, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik pranë vendit të quajtur SMT.

Në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë, ku si pasoj e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas bluve të qytetit verior, të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

"Si pasojë ka mbetur i demtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, bashkëshortja e tij 62 vjecareL.P  e cila ishte pasagjere ne motor dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër", sqaroi policia. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbëritrur policia ndërsa grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy