
Në 27 shkurt, kryeministri Albin Kurti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në bisedimet e mëtejmë lidhur me plani franko-gjerman për Kosovën.
Këtë fakt, politologu Nexhmedin Spahiu, në një komunikim me MCN live, e sheh si një formulë të njohjes së Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, për tu diskutuat tutje është vetëm niveli se si do të kjo autonomi për serbët në Kosovë.
Është një fazë finale e një dialogu të filluar që në vitin 2011 mes Kosovës e Serbisë.
Plani franko-gjerman përben një formulë që është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, në këmbim të një autonime më të madhe për serbët e Kosovës, nga ajo që ata e gëzojnë me Kushtetutën e Kosovës.
Kështu që ajo që është për tu diskutuar është niveli se çfarë do të jetë kjo autonomi e serbëve dhe hapat që priten të behën tani mirëpo Serbia vendos njëherë një kusht që të bëhet njëherë autonomia pastaj flasim për njohjen, ndërsa kushti i kryeministrit Kurti është që në çfarëdolloj autonomie për serbët mund të jetë vetëm pas njohjes nga ana e Serbisë.
Për Spahiun, me këtë Kurti ka treguar se është politikani që ka shitur më shtrenjtë lëkurën e tij, duke nënkuptuar rritjen e pazarit për Kosovën te ndërkombëtarët.
Kurti e ka shitur lëkurën më së shtrenjti krahasuar me politikanët e tjerë kosovar.
Puna e asociacionit, kur ishte kryeministër Isa Mustafa ai vendosi ta bënte duke mos marrë në këmbim njohjen fare, e solli Kosovën në një situatë të tillë që po të ishte bërë realitet sigurisht Serbia do të kërkonte diçka tjetër më shumë në këmbim të njohjes.
Shyqyr që kjo u zhagit deri tani dhe është ende monedhë në pazar se sikur ta bënte këtë Kurti duke mos pritur në këmbim njohje, sigurisht që pazari do rritet.



