
Atird Hoxha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se përplasje mes aksionerëve të kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës rrezikon investimin.
Sipas Hoxhës kontrata ka shumë problematika.
Investimi rrezikohet seriozisht dhe në këtë fazë, edhe në këtë ditë që po flasim, punimet në këtë investim që është i rëndësishëm për sektorin e turizmit në të gjithë jugun, por kryesisht në Vlorë janë në një fazë që rrezikon seriozisht që të mos përmbushë detyrimet kontraktore për ta përfunduar atë brenda afateve.
Nëse aksionerët që janë pjesë e këtij investimi kanë këto mosmarrëveshje dhe në informacionet e mia kanë mosmarrëveshje të mëdha pasi një nga aksionerët pretendom se ka investuar shumë më shumë sesa aksioneri tjetër, ndërkohë që aksioneri Pacolli është aksioneri në mazhorancë ka 98% të aksioneve të kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre. Ndërkohë që aksioneri që disponon 2% tjetër ka investuar shumë më shumë para në këtë vepër.
Kjo kontratë mbart shumë problematika. Shteti dhe qeveria shqiptare ka marrë përsipër garantimin e një kontrate për të paktën 600 mijë pasagjerë. Dhe nëse nuk realizohen fluturimet dhe përpunimi i këtij numri të caktuar në këtë kontratë janë taksapaguesit shqiptarë që do të detyrohet të disbursojnë sa i përket koncesionarit që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre.
Nëse kjo vepër nuk përfundohet brenda afatit dhe nuk bëhet eficente shteti do të detyrohet të paguajë që në fillimin e vitit që vjen.



