Shembet ura elektorale në Berzane të Lezhës, izolohen 6 familje në këtë zonë

Shembet ura elektorale në Berzane të Lezhës, izolohen 6 familje në këtë zonë

6 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.

Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura të shiut të së premtes, sollën dëmtimin e urës në këtë zonë. Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

Pas sinjalizimit nga banorët, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e tyre.

Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezultoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkohë në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit.

Jetesa aty të ngjan si në mesjete, pasi mungon rruga, qendra shëndetësore si dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Deri pak vite më parë në fshatin, jetonin rreth 800 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jetesës zona është braktisur masivisht nga banorët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy