
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha këtë të hënë se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi Aleksandër Bokan-Harçenko kanë rënë dakord që të dyja shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Do të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Diskutuam për çështje me interes të përbashkët si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, tha Vuçiç.
Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtimi nazist shënohet më 20 tetor. Më herët, në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, më 2014, mori pjesë presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Serbia është njëri prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.



