63-vjeçari Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit ka humbur jetën pasi është pickuar nga bleta. Bëhet me dije se 63-vjeçari kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij. Mësohet se Koçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi plagët i kishte marrë në fytyrë dhe në krahë.



