Kapitanoviç: Kroacia, zëri më i fuqishëm i Kosovës në Bruksel

Kapitanoviç: Kroacia, zëri më i fuqishëm i Kosovës në Bruksel

Ambasadorja kroate në Prishtinë, Marija Kapitanovic deklaroi se Kroacia ofron përkrahje të vazhdueshme si rreth anëtarësimit në NATO, ashtu edhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo i bëri këto komente gjatë takimit me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ky i fundit tha se bashkëpunimi dypalësh me Kroacinë në fushën e sigurisë ka qenë jashtëzakonisht produktiv, dhe se shteti kroat dhe Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë kanë dëshmuar se mbështesin plotësisht përpjekjet e shtetit të Kosovës për konsolidimin dhe avancimin e institucioneve të sigurisë të Koosovës.

Demolli falënderoi ambasadoren Kapitanovic dhe gjeneralin Beretin për vizitën dhe gatishmërinë e tyre për shkëmbim përvojash në fushën e inspektoratit, si dhe për mbështetjen që vendi i tyre ka ofruar në vazhdimësi për FSK-në dhe angazhimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ambasadorja e Kroacisë, Kapitanovic tha se Kroacia dhe Kosova po zhvillojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se marrëdhëniet më intensive i kanë pikërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Ambasadorja tha gjithashtu se vendi i saj ka kaluar nëpër të njëjtat vështirësi dhe situata, si dhe ka kaluar të njëjtën përvojë dhe për këtë Kapitanovic tha se vendi i saj është angazhuar dhe do të angazhohet që shteti i Kosovës të mos ketë pengesa të natyrës që Kroacia i ka kaluar më parë.

Ambasadorja Kapitanovic në fund tha se Kroacia ofron përkrahje të vazhdueshme si rreth anëtarësimit në NATO, ashtu edhe integrimit në Bashkimin Evropian. “Jemi zëri juaj më i fuqishëm në Bruksel”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy